Qumështi i bajames, përgatitja dhe përfitimet që kemi nga ai

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Për të përgatitur 2 gota qumësht bajameje nevojiten:

  • 1 filxhan bajame
  • 2 filxhan ujë

qumesht bajameFillimisht i vendosim bajamet në një enë me ujë ( në këtë rast nuk ka rëndësi sasia e ujit) dhe i lëmë ashtu për një natë. Më pas i nxjerrim bajamet nga uji dhe i vendosim në një grirëse, aty shtojmë edhe 2 filxhanët e ujit, dhe e vendosim makinerinë në punë. Pas disa sekondash do ta shohim që është krijuar një masë homogjen.

Sipas dëshirës mund t’i shtojmë edhe përbërës të tjerë, për t’i dhënë shijen që dëshirojmë.

Qumështi i bajames ndihmon në:

  • Mbajtjen e një peshe të balancuar , për shkak të sasisë së ulët të kalorive që ka në të.
  • Shëndetin e zemrës, sepse nuk ka kolesterol ose yndyra të ngopura.
  • Forcimin e kockave, sepse përmban sasi shumë të larta të vitaminës D.
  • Shkëlqimin e lëkurës, sepse ka vitaminën E, e cila përmban antioksidues, që përveç të tjerave e mbrojnë lëkurën nga dëmtimet nga dielli.
  • Nuk ka ndikim në sasinë e sheqerit në gjak (nëse nuk i shtojmë përbërës të tjerë), sepse vetë qumështi i bajames ka sasi shumë të ulët të sheqerit.
  • Forcimin e muskujve për shkak të prezencës së vitaminës B dhe hekurit.
  • Ndihmon në procesin e tretjes.

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë