Përgatiti për “ www.shendeti.com.al”: Elena Beta
Menopauza është koha kur vezoret e një gruaje të fillojnë prodhimin e shumë më pak estrogjeni dhe progesterone, menstruacionet ndalojnë dhe ajo nuk mund të ketë më fëmijë. Menopauza ka shumë simptoma dhe vajrat esenciale mund t’ju ndihmojnë t’i trajoni ato.
Simptomat e menopauzës mund të përfshijnë gjakderdhje abnormale vaginale, thatësi vaginale, humbje të elasticitetit vaginal, afshe të nxehta, djersitje të tepruar, lodhje, dhimbje të gjirit, ngurtësi të përgjithshme, dhimbje koke, probleme me gjumin, ndryshim humori dhe nervozizëm.
Shënim: Vajrat me substanca estrogjeni nuk e zëvendësojnë estrogjenin e trupit tuaj. Përdorimi i tyre është për lehtësim afatshkurtër të simptomave, jo për zëvendësimin e hormoneve afatgjatë.
Shumica e vajrave esencialë ju qetësojnë nga shumë simptoma si afshe të nxehta, djersitje natën, çrregullimet e gjumit, dhe madje edhe nga dhimbjet e gjirit.
Disa nga vajrat e rekomanduara me të cilat mund të bëni infuzion ose të bëni masazh të qafës dhe shpatullave, ose të fërkoni këmbët janë: vaji i kokosit, vaj livando, vaj bajame.
Burimi: healthyandnaturalworld / shendeti.com.al


