Foshnja sfidon mundësitë astronomike të një në 48 milionë lindjeve

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një foshnje nga Australia sapo ka sfiduar rastësitë astronomike të një në 48 milionë lindjeve, duke lindur në të njëjtën datë me prindërit.familje

Çifti Caitlin dhe Tom Perkins, nga Queensland,  janë lindur në të njëjtën ditë (16 gusht 1986), me vetëm 50 minuta diferencë. Vajza e sapolindur e çiftit, Lucy Marie Perkins, ka ardhur gjithashtu në jetë më 16 gusht 2016, 30 vite më vonë. Një rast i tillë ndodh vetëm në një në 48 milionë lindje.

Më e vogla e familjes Perkins pritej të lindte javën në vijim, por ajo ka ardhur në jetë në të njëjtën ditë kur prindërit e saj kishin ditëlindjen.

Rasti është bërë publik nga mjeku obstetër gjinekolog i znj. Perkins, dr. Brad Robinson, i cili shkroi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook:

“Mbajeni telefonin! Nuk do ta besoni këtë histori! Këta janë Caitlin, Tom dhe vogëlushja e tyre Lucy. Çifti mbushi 30 vjeç dje. Kanë lindur më 16/08/86, me vetëm 50 minuta diferencë.

Gjejeni kush tjetër e ka ditëlindjen me 16 gusht? Lucy gjithashtu ka lindur në të njëjtën datë me prindërit e saj.

Shanset që të ndodh një gjë e tillë janë një në 48 milionë!

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin