Fuqia transformuese e make-up

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

make up

Një vajzë nga Koreja e Jugut ka habitur përdoruesit e rrjeteve sociale pasi shpërndau një video ku shfaqet e transformuar krejtësisht në gjysmën e fytyrës ku ka vënë make up.

Videoja e postuar në Facebook është shikuar më shumë se 2.1 milionë herë për më pak se 24 orë. Në video vajza, që duket se është tek të 20-at, shfaqet me gjysmën e fytyrës të mbuluar me njërën dorë. Gjysma e fytyrës së pambuluar është pa make up.

Në momentin që ajo ndryshon dorën, duket si një person tjetër. Ajo ka lyer vetëm gjysmën e fytyrës dhe duket sikur këto gjysma u përkasin dy personave të ndryshëm.

Videoja është komentuar nga shumë përdorues të Facebook-ut, të cilët kanë qenë thuajse të të njëjtit mendim: “Duken si dy njerëz të ndryshëm”.

Në vitin 2015, blogerja e modës, Nikkie de Jager, bëri të njëjtin eksperiment, me anë të së cilit inspiroi me mijëra femra të shpërndanin versionet e tyre me hashtagun #ThePowerOfMakeup (Fuqia e make-up).

Ato i shpërndanë këto foto për t’ju treguar të tjerëve se nuk kishin turp për veten e tyre dhe nuk vendosnin make up për të kënaqur të tjerët. E bënin thjesht për qejf.

make up1 make up2 make up3 make up4

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur