Përdorime praktike të vazelinës, që me siguri nuk i keni ditur

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Nëse ju është dashur të shpenzoni shumë para në produkte kozmetike të ndryshme, është momenti të merrni në konsideratë këto këshilla të cilat mund t’i realizoni me një produkt të vetëm.vazeline

Ky produkt çudibërës është vazelina, e cila ka një çmim shumë të ulët në treg, por numëron shumë përdorime.

Balsam për buzët: Përdorimi më i përhapur i vazelinës është padyshim si balsam për buzët. Aplikoni xhelin e saj në buzë për t’i zbutur dhe për t’i dhënë një pamje më shkëlqyese. Mund ta përdorni atë edhe sipër buzëkuqit, dhe ta përhapni me anë të një furçe dhëmbësh që nuk e përdorni më, për të zbutur lëkurën e thatë.

Zbutës për trupin: Aplikojeni tek pjesët e trupit që thahen ose errësohet lëkura, si bërryla dhe gjunjë. Mund ta përdorni gjithashtu në duar, vishni dorezat dhe lëreni produktin të zbusë lëkurën gjatë natës. Vazelina ndihmon edhe për trajtimin e djegieve nga dielli.

Për heqjen e qimeve: Aplikoni vazelinë para se të hiqni qimet, në mënyrë që makina e rrojës të kalojë më me lehtësi në lëkurë.

Për thonj: Aplikojeni çdo ditë tek pjesa përreth thonjve për ta bërë lëkurën më të butë dhe të lërueshme. Nëse e aplikoni gjithashtu përreth thonjve para se të vendosni manikyrin, do të pengojë ngjitjen e këtij të fundit në lëkurë. Mund të hiqni edhe manikyrin duke përdorur pastë dhëmbësh, lëng limoni dhe vazelinë.

Për të hequr grimin: Për të hequr rimelin dhe penelin nga sytë, merrni pak pambuk, hidhni vazelinë dhe aplikojeni atë përreth syve.

Pastrues fytyre: Nxitoni për t’u shtrirë pas një dite të lodhshme dhe përtoni të hiqni grimin? Aplikoni këtë produkt në një copë të pambuktë dhe përdoreni për të pastruar fytyrën dhe qafën.

Pastrues për trupin: Miksoni kripë deti dhe vazelinë dhe përdoreni si pastrues natyral për trupin tuaj.

Krem për sytë dhe fytyrën: Aplikoni vazelinë në gjithë fytyrën para se të flini, si krem zbutës për fytyrën, ashtu siç e përdorte Marilyn Monroe.

Në çantën tuaj të tualeteve: Aplikoni vazelinë në mollëzat tuaja ose miksojeni me pak buzëkuq për t’i formuar një blush kremoz dhe të shndritshëm. Mund ta përdorni dhe si bazë për tonet e syve, në mënyrë që ngjyra të duket më shkëlqyese.

Për majat dyshe të flokëve: Aplikoni vazelinë tek majat e flokëve për t’i bërë ata më të butë.

Zbutës për vetullat: Aplikoni pak vazelinë tek vetullat para se të flini për të zbutur qimet dhe që të marrin formën e Cara Delevingne.

Aroma e parfumit zgjat më shumë: Vendosini pak vazelinë tek pikat ku hidhni parfum në mënyrë që aroma të zgjasë më shumë.

Shenjat e bojës së flokëve: Aplikoni vazelinë në ballë para se të lyeni flokët, në mënyrë që kimikatet e bojës mos të irritojnë lëkurën.

Parandaloni formimin e flluskave në këmbë: Aplikoni pak vazelinë tek këmbët para se të vishni këpucë të reja.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës