Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj
Shkenca më në fund ka gjetur një numër të saktë të herëve që mund të kontrolloni e-mailin në ditë, pa kaluar në një mbingarkesë nervore dhe stresi. Shumica prej nesh e kontrollojnë e-mailin shume shpesh.
Nga studimet ka dalë se rreth tre të katërtat e njerëzve i përgjigjen një e-maili brenda një ore. Rreth 81% e punëtorëve e hapin e-mailin edhe jashtë orarit të punës, madje edhe në fundjava. 55% e kontrollojnë e-mailin edhe pas orës 23.00.
Kjo shpeshti përbën një problem, por nuk duhet harruar se në ditët e sotme e-mailet janë me rendësi jetësore.
Lind pyetja : Cila është e mesmja e artë? Sa është mesatarja që duhet ta kontrollojmë e-mailin në ditë pa kaluar në diçka të pashëndetshme? Dhe përgjigjja që shkenca arriti ishte numri magjik pesë.
Në një studim kanadez, ku morën pjesë 124 të rritur me punë që varionin nga student në fizikant, pjesëmarrësve iu kërkua që të kontrollonin e-mailin në një orar të mirë përcaktuar.
Përfundimi ishte një nivel shumë më i ulët stresi gjatë gjithë ditës kur e-maili shikohej vetëm pesë herë në ditë, në krahasim me ditët e tjera kur kontrolli i e-mailit ishte i lirë.
Fillimisht pjesëmarrësve iu kërkua ta kontrollonin e-mailin vetëm tre herë në ditë, por për ata ky numër ishte i pamundur dhe më e mira e mundshme që mundën të bënin ishte ta kontrollonin e-mailin vetëm pesë herë në ditë. Kjo gjë është deri diku e kuptueshme, duke pasur parasysh se shumë prej të anketuarve kishin poste të larta dhe u duhej të komunikonin me vartësit dhe kolegët shumë herë gjatë ditës.
Mënyra më e lehtë për të arritur deri tek numri pesë për kontrollin e e-mailit është të filloni gradualisht të shkëputeni, duke e kontrolluar e-mailin në orare të caktuara, dhe pjesën tjetër të kohës t’i mbyllni njoftimet.
Burimi: Menshealth.com / https://shendeti.com.al/


