Përgatiti për shëndeti.com.al: Elena Beta
Për shkak të mënyrës të gabuar të jetesës, dietës të gabuar dhe mungesës së aktiviteteve fizike, rritja e yndyrës në gjak është një sëmundje që prek shumë njerëz, pavarësisht moshës.
Nëse keni yndyrë të lartë në gjak, dietologët rekomandojmë përdorimin e këtij produkti, duke qënë se ka rezultuar tepër efektiv në mesin e atyre që e kanë konsumuar.
Përbërësit që ju nevojiten janë: fiq të thatë dhe uthull molle.
Ky trajtim rekomandohet të përgatitet në darkë dhe të konsumohet në mëngjes. Merrni tre fiq të thatë dhe i shponi me një kruese dhëmbësh nga të gjitha anët, vendosini në një enë qelqi, në të cilën keni hedhur uthull molle.
Lereni përzierjen të qëndrojë gjatë natës dhe të nesërmen në mëngjes hani tre fiqtë. Pjesën e mbetur të uthullës mos e hidhni, por në të njëjtën uthull ditën tjetër vendosni tre fiq të tjerë dhe i përgatisni në të njëjtën mënyrë.
Burimi: dailywomentime / shendeti.com.al


