Ja sa të rrezikshme janë produktet e pastrimit të shtëpisë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

E urreni pastrimin? Ja një justifikim i mirë për ta shmangur atë: Përbërësit kimikë tek produktet e pastrimit rrisin rrezikun për dëmtim të mushkërive.produkte pastrimi

Një studim norvegjez ka dalë në përfundimin se njerëzit që përdorin produktet shtëpiake të pastrimit janë më të rrezikuar të preken nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike, që përfshin sëmundje kronike si bronkitin dhe emfizemën.

Gjatë studimit u analizuan të dhënat e 5 mijë femrave për një periudhë 20 vjeçare. Nga analizimi i të dhënave u arrit në konkluzionin  se pastrueset kishin 17% më shumë rënie të funksionit të mushkërive krahasuar me të tjerët.

Ndërsa ato që merren vetëm me pastrimin e shtëpisë së tyre kishin 14% rënie të funksionit të mushkërive. Kjo mendohet se ndodh pasi pastrimi i ekspozon njerëzit ndaj agjentëve kimikë si amoniaku, që irriton rrugët e frymëmarrjes, dhe substanca të tjera që mund të shkaktojnë alergji.

Oistein Svanes, autori kryesor i studimit nga Universiteti Bergen, thotë se njerëzit duhet të tregohen më të kujdesshëm në lidhje me produktet që përdorin për pastrimin e ambienteve.

“Duhet të jemi më të kujdesshëm me substancat kimike që lëshojmë në ajrin të cilin thithim, kur përdorim produkte pastrimi me sprai”, thotë ai.

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike dëmton muret e qeskave të vogla të ajrit në mushkëri (emfizema) ose shkakton bronkit kronik.

Ekspertët bëjnë thirrje që t’i kontrolloni me kujdes udhëzimet e përdorimit tek produktet e pastrimit dhe të shmangni ato që vënë në rrezik shëndetin tuaj. Është mirë gjithashtu që të mos përdorni produkte me spërkatje dhe t’i hapni dyert dhe dritaret gjatë pastrimit, për të ajrosur ambientin.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse