Të zgjoheni disa vite më të rinj? Ja sekreti!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

vaj kok32Vaji i kokosit është një nga përbërësit më magjikë në botë. Kjo është një nga arsyet pse duhet të keni një shishe të vogël në shtëpinë tuaj nga ky vaj të cilin mund ta përdorni si përbërës për maska të ndryshme fytyre, duarsh ose edhe për larjen sa më efikase të dhëmbëve.

Ky ritual i cili duhet të aplikohet gjatë natës do ta bëjë lëkurën tuaj të freskët, të pastër dhe do t’i japë ndriçimin e kërkuar prej kohësh.

Para se të flini kujdesuni të lani mirë fytyrën, dhe me ndihmën e mollëzave të gishtave aplikoni pak vaj kokosi në fytyrë. E mbani gjatë gjith natës dhe në mëngjes lani fytyrën me ujë të vakët si zakonisht. Nëse e aplikoni çdo natë këtë maskë, rezultatet do të vihen re shumë shpejt.

Vaji i kokosit mund t’ju shërbejë edhe si pastë dhëmbësh. Ai është i njohur për  dobitë që i sjell shëndetit tuaj oral, kështu që mund ta përgatisni më së miri në shtëpi. Me cilësi antibakteriale, si dhe një zbardhues natyror, kjo pastë dhëmbësh mund të rezultojë më efektive se çdo produkt tjetër.

Burimi: yourhealthycupoftea / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?