Ja ç’duhet të dini për këtë erëz…Kujdes kur e përdorni!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

qimnoniQimnon është treguar si një ilaç i fortë kundër dhimbjeve në stomak. Problemet në lukth dhe fryrjet janë problem i shpeshtë. Sipas mjekësisë popullore, njëri nga ilaçet për të kuruar probleme të tilla është qimnoni, erëza e cila ftoh dhe ekuilibron gjithçka dhe na ndihmon të lirohemi nga gazrat duke nxitur absorbimin e mineraleve. Në muajt e ngrohtë kjo erëz ndihmon edhe në heqjen e ujit tepricë nga organizmi dhe trupi.

Qimnoni është një nga erëzat më të dobishme për vetitë e mira që mbart. Kjo erëz Indiane ka veti medicinale të jashtëzakonshme. Qimnoni konsumohet çdo ditë në Indi dhe është një erëz e pandashme thuajse në të gjitha ushqimet e tyre. Nëse e merrni në baza ditore, kjo erëz do t’ju japë një sërë të përfitimesh shëndetësore.

Erëza qimnon për shumë shekuj përdoret edhe si një shtesë e vlefshme për ushqimet e ndryshme.

Nga farat e qimnonit përfitohet vaji dhe ky vaj përdoret për shërimin e disa sëmundjeve si reumatizma. Vaji i qimnonit gjithashtu mund të përdoret edhe në gjellë dhe supë. Vaji i qimnonit parandalon depresionin, lehtëson ngërçet dhe ënjtjen, shton oreksin. Ai mund të konsumohet duke pikuar 2-3 pika mbi pak sheqer ose mbi copë buke.

Ndërkaq vaji i qimnonit nuk propozohet për gratë shtatzëna ndërsa vendet e lyera me këtë vaj nuk duhen të ekspozohen në diell. Ndërkohë që mes popullit përdoret si ilaç, qimnoni është më i dobishëm në formë pluhuri ose i valuar në ujë. Nëse konsumohet si çaj i përgatitur me uthull dhe ujë është i dobishëm për sëmundjet e frymëmarrjes. Ndërsa nëse përdoret mbi plagët e pezmatuara atëherë përshpejton shërimin dhe mbylljen e tyre.

Qimnoni është i pasur me hekur. Në përgjithësi njihet për shtimin e oreksit dhe për lehtësimin e tretjes së ushqimit. Qimnoni shton edhe sasinë e qumështit të nënës, qetëson dhe ul tensionin e lartë të gjakut. Kinezët në mjekësinë e tyre tradicionale qimnonin e përdorin për lehtësimin e tretjes së ushqimit. Në studimet e reja është gjetur se kjo erëz ul sheqerin në gjak.

Kujdes! Qimnoni mund të ketë efekte negative tek personat që kanë probleme me stomakun, do të ishte më mirë të mos ekzagjerohet me konsumimin e tij ashtu sikurse me ushqime tjera. Pas konsumimit të disa ushqimeve të cilat krijojnë gaz në stomak dhe tretja e të cilëve është e vështirë si lakra, mëlçia, etj, konsumohen të kombinuara me qimnon, atëherë edhe tretja e tyre do të jetë më e lehtë. Kjo zbatohet me shekuj në kuzhinën turke.

Mund ta gjeni lehtesisht në tregun fshatar ose ne dyqanet, Conad dhe Neranxi.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit