Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Mund të jetë duke arritur të 50-at, por kjo nuk e pengon Jennifer Lopezin të ketë trupin e ëndërruar nga të gjitha femrat.
Duke pozuar në revistën ‘’Your Fitness’’, këngëtarja dhe aktorja më e dashur nga njerëzit ka zbuluar sekretin e trupit të saj perfekt. Ajo tregoi për revistën se nuk e sheh kujdesin ndaj vetes si një detyrë, por si diçka që e bën të ndihet mirë Më pëlqen të kujdesem për veten, prandaj përpiqem të mbaj trupin të hidratuar dhe të pushojë mirë pas çdo stërvitjeje, që të jem në formë për ditën tjetër”, rrëfeu nëna e dy fëmijëve.
“Unë pi shumë ujë gjatë ditës, ha ushqime të shëndetshme dhe sigurohem që të fle 8 orë gjatë natës. . Gjithashtu relaksohem edhe me fëmijët e mi pas pune,” tregon ajo.
Çfarëdo të jetë duke bërë, duket qartë se po funksionon për këngëtaren, pasi asnjë 47-vjeçare nuk duket aq mirë sa ajo.
Burimi: ETonline / https://shendeti.com.al/



