10 pyetje për të testuar sa të rrezikuar jeni nga kanceri i lëkurës

Për gazetën “Shëndet+” dhe shendeti.com.al, dermatologia Monika Fide

Melanoma është kancer malinj i lëkurës dhe origjinën e merr nga qelizat melanocite në lëkurë. Diagnostikimi i hershëm i melanomës ka shumë rëndësi dhe luan rol në prognozë. Melanoma shfaqet kryesisht në zonat e ekspozuara në diell, por mund të shfaqet më rrallë dhe në mukoza, si në mukozën e gojës, mukozën e organeve gjenitale, në sy.  Zhvillohet në nishanet ekzistues, por mund të jetë dhe e “re” në lëkurë, pra jo mbi një nervus të mëparshëm.

melanoma nishanetBëj testin dhe shiko sa i riskuar je për kancerin e lëkurës/ melanomën (Mblidh pikët dhe llogarit rrezikun)

1. Gjinia:

Mashkull (1 pikë)

Femër (0 pikë)

2. Mosha: 

60+ vjeç (2 pikë)

40-59 vjeç (1 pikë)

39 ose më pak (0 pikë)

3. Origjina:

Veri i Evropës ose UK (1 pikë)

Vende të tjera (0 pikë)

4. Kur ekspozoheni në diell pa kremra solar a digjeni lehtë dhe asnjëherë nuk nxiheni:

Po (1 pikë)

Jo, unë mund të nxihem (0 pikë)

5. Që në lindje sa herë ju jeni djegur keq nga dielli, keni kijuar bula/ flluska e rrjepur pas djegies:

Më shumë se 5 herë (2 pikë)

2-5 herë (1 pikë)

Më pak se 2 herë (1 pikë)

6. Në adoleshencë sa nishane dhe/ose quka keni pasur:

Shumë (2 pikë)

Disa (1 pikë)

Pak ose asnjë (0 pikë)

7. Keni ndonjë në familje me melanomë?

Po (1 pikë)

Jo (0 pikë)

8. A keni trajtuar ndonjëherë ndonjë zonë në lëkurë me djegie me Azot (zonë diskeratotike, aktinikë):

Më shumë se 10 (3 pikë)

1-10 herë (2 pikë)

Asnjë (0 pikë)

9. Keni pasur ndonjëherë ndonjë kancer lëkure dhe e keni trajtuar, si: baziliomë, karcinomë skuamoqelizore, melanomë.

Më shumë se 10 (6 pikë)

1-10 (4 pikë)

Asnjë (0 pikë)

10. Ishte ndonjë nga karcinomat e pyetjes 9 melanomë?:

Po (3 pikë)

Jo (0 pikë)

 9 pikë ose më shumë: Rrezik i lartë! Çfarë duhet të bësh? Kontakto sa më shpejt dermatologun. Kontrollo vetë lëkurën tënde çdo tre muaj.

4-8 pikë: Rrezik i mesëm. Fillo të kontrollosh nishanet e tua tek dermatologu. Kontrollo lëkurën dhe nishanet e tua tek dermatologu 2 herë në vit.

0-3 pikë: Rrezik i ulur. Kontrollohu tek mjeku dermatolog së paku një herë në vit. Por kujtohu gjithnjë që rreziku i ulur nuk nënkupton që nuk mund të prekesh nga melanoma.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?