Keni dhimbje në duar? Ja si t’i lehtësoni ato me disa ushtrime të thjeshta

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Marsela Aliaj

Gjatë gjithë ditës duart kryejnë punë nga më të ndryshmet, duke filluar nga hedhja e kafes në filxhan, tek larja e dhëmbëve, hekurosja e rrobave ose përgatitja e bukës.duar

Dhimbjet në duar  mund të shndërrojnë punët më të thjeshta në makthe. Duart mund të përjetojnë dhimbje për arsye nga më të ndryshmet, duke filluar nga ato mekanike e deri tek ato nervore. Artriti (sëmundje e cila prek një në pesë të rritur) dhe probleme të tjera të kyçeve janë deri më tani dhe shkaqet kryesore që shkaktojnë dhimbje të duarve dhe pamundësi për t’i lëvizur lirshëm.

Ekzistojnë shumë mënyra për ta çliruar veten nga këto dhimbje. Mund të përdoren mjekime, të kryhen operacione të ndryshme  ose të performohen ushtrime terapeutike.

Disa lloj ushtrimesh ndihmojnë në lëvizjen e kyçeve dhe forcimin e muskujve rreth tyre. Më poshtë jepen disa lloj ushtrimesh të rekomanduara për qetësimin e dhimbjeve. Nëse keni dëmtime të rënda të dorës, kyçit ose krahut, konsultohuni me  mjekun tuaj  përpara se t’i kryeni këto ushtrime. Të gjitha udhëzimet e mëposhtme duhen  ndjekur me shumë kujdes në mënyrë që të mos pësoni dëmtime. Nëse pas ndonjë ushtrimi ndieni dhimbje ose mpirje, ndaloni dhe konsultohuni  me një mjek.

Ushtrime tendosjeje

Tendosja  lehtëson dhimbjen në muskuj dhe në tendinë. Përdorimi i tastierës së kompjuterit gjatë gjithë kohës ose punimi me vegla, si ato të kopshtit për shembull, që e detyrojnë dorën të punojë në një pozicion të mbyllur, janë punë që shkurtojnë muskujt dhe i lënë ata të tendosur duke shkaktuar shumë dhimbje në duar.

Ndiqini ushtrimet e  mëposhtme deri sa të ndiheni të lehtësuar, por pa shkaktuar dhimbje.

Për të pasur sa më shumë dobi nga ushtrimet, mbajini pozicionet  e treguara nga 15 deri në 30 sekonda. Përsëriteni secilin nga ushtrimet e mëposhtme katër herë, dy herë në ditë. Pas çdo ushtrimi pushoni për 30 sekonda përpara se të kryeni ushtrimin tjetër.

Tendosje e muskulit ekstensor  të kyçit të dorësushtrime per duar

  • Njërën nga duart mbajeni para kraharorit me bërrylin e përthyer.
  • Kapeni dorën me dorën tjetër nga ana e gishtit të madh dhe uleni kyçin e dorës me ngadalë poshtë.
  • Për një tendosje më të mirë,  përkuleni kyçin e dorës  më shumë për nga gishti i vogël.
  • Përsëriteni të njëjtin ushtrim, por këtë herë duke e mbajtur bërrylin të shtrirë.
  • Përsëriteni këtë ushtrim me dorën tjetër.

Tendosje e muskulit fleksor  të kyçit të dorës

  • Njërën nga duart mbajeni para kraharorit me bërrylin e përthyer.ushtrime per duar1
  • Kapni gishtat e dorës me dorën tjetër.
  • Me kujdes dhe lehtësisht çojeni dorën mbrapa.
  • Përsëriteni të njëjtin ushtrim , por këtë herë duke e mbajtur bërrylin të shtrirë.
  • Përsëriteni këtë ushtrim me dorën tjetër.

Shtendosje e muskujve

Këto ushtrime lehtësojnë  muskujt nga puna e forcuar që bëjnë ata gjatë ditës. Çdo pozicion mbajeni për 10 sekonda. Përsëriteni ushtrimin 10 herë  për një ose dy herë në ditë.

Shtendosje e muskulit ekstensor  të kyçit të dorës

  • Njërën nga pëllëmbët e duarve mbajeni të fiksuar në një sipërfaqe të palëvizshme, si për shembull në një tavolinë. Dorën tjetër vendoseni mbi të.ushtrime per duar2
  • Përpiquni ta ngrini dorën që keni poshtë, por pa e ngritur atë me të vërtetë.
  • Ndërroni duart dhe përsërisni ushtrimin.

Shtendosje e muskulit fleksor  të kyçit të dorës

  • Është i njëjti ushtrim si më sipër, por duke e mbajtur pëllëmbën lart, pra nga ana tjetër.

Burimi: Health Harvard / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera