Praktikoni këto truke të thjeshta dhe humbni kilet e padëshiruara!

 Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

peshe-humbjeHumbja e peshës nuk është aspak një detyrë e vështirë. Duhet vetëm të bëni disa ndryshime në stilin e jetës tuaj për të arritur qëllimet e dëshiruara. Edhe pse ekzistojnë mënyra të pafundme, që ju ndihmojnë të humbni peshë, shumica e tyre do t’ju bëjnë të ndjeheni të uritur dhe të pakënaqur.

Ja disa këshilla të thjeshta që ju ndihmojnë të humbni peshë:

Ndiqni një dietë të ekuilibruar:

Humbja e peshës nuk kërkon largimin e të gjitha yndyrave ose karbohidrateve nga vaktet që konsumoni çdo ditë. Ky proces ka nevojë për një dietë të ekuilibruar, të pasur me proteina, yndyrna, dhe të gjithë ushqyesit e tjerë. Një dietë e përshtatshme do të mbajë automatikisht kaloritë larg trupit tuaj.

Pini shumë ujë:

Pini sa më shumë ujë që mundeni. Dehidratimi i shkakton trupit grumbullim të ujit, gjë e cila grumbullon dhe yndyrën rreth belit tuaj. Për këtë arsye, duhet të pini tetë deri në dhjetë gota ujë në ditë dhe të përqendroheni në konsumimin e produkteve të lëngshme.

Shtoni proteina në dietën tuaj:

Proteinat ndihmojnë shumë në humbjen e peshës. Ato në fakt rritin metabolizmin tuaj me 80 deri në 100 kalori në ditë. Një vakt i lartë në proteina ju mban të plotë për më gjatë dhe zvogëlon dëshirën për ushqim me gati 60%. Në fakt, proteina është mbreti i ushqyesve kur vjen puna për të humbur peshë.

Reduktoni konsumimin e ëmbëlsirave: 

Ato përmbajnë shumë kalori dhe nëse jeni konsumues të rregullt të çokollatave apo ushqimeve të tjera të ëmbla, pesha juaj nuk do të ndryshojë, pavarësisht përpjekjeve.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe