Ja cili është lëngu që nuk duhet konsumuar nëse pini ilaçe!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

ilace-33Qitro dhe lëngu i nxjerrë prej saj janë të shëndetshëm, duke siguruar mjaft vitaminë C, kalium, fibra dietetike, dhe ushqyes të tjerë, të dobishëm për shëndetin e zemrës, sipas shoqatës Amerikanë të Zemrës. Ky është një lajm i mirë. Lajm i keq është se lëngu i qitros mund të ndërveprojë me dhjetra e medikamente, duke u kthyer kështu në rrezik për shëndetin.

Mjekët nuk janë të sigurt se cili prej qindra përbërësve të qitros është përgjegjës. Përbërësi kryesor është furanokoumarin, i gjetur gjithashtu në kos dhe portokall. Edhe pse këto fruta nuk janë studiuar në mënyrë të detajuar, udhëzimet për ndalimin e konsumimit të qitros nëse jeni duke u mjekuar duhet të zbatohen.

Nëse merrni një dozë të ulët apo të moderuar ilaçesh, ndoshta mund të konsumoni  një gotë të vogël me lëng qitro, por në qoftë se e teproni me dozën, ajo mund të bëhet e rrezikshme.

Megjithatë konsultimi me mjekun rekomandohet në të tilla raste.

Burimi: health.harvard / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?