Helmimet ushqimore, sa e komplikojnë gjendjen e një pacienti kardiak?

Për shendeti.com.al, mjeku kardiolog Elton Qeli

Në momentin që një pacienti kardiak i ndodh një helmim ushqimor, patjetër që ai njeri do të ketë ato simptomat e helmimit, që dihen. Sigurisht që masat do të jenë të njëjta si të gjithë pacientët që mund të zemerhelmohen. Duhet të marrin lëngje nga goja ose në mënyrë intravenoze në kushte spitalore, nëse shkalla e humbjes së lëngjeve do të jetë më e madhe.

Te pacientët kardiake duhet të kemi parasysh që të ruhet parametrat vitalë: tensioni, frekuenca, ritmi. Sepse ka nga ata pacientë që mund të kenë edhe aritmi nga humbjet e lëngjeve dhe të kaliumit. Ky mund të jetë kujdesi kryesor që duhet të kemi te një pacient kardiak. Rënia e nivelit të kaliumit që ndodh gjatë të vjellave nga një helmim ushqimor, mund të ndikojë për prirjen e aritmive te këta pacientë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm për zëvendësimin e kaliumit (Ushqime me shumë kalium janë: patatet e ëmbla, domatet, bananet, bishtajat, kosi, kumbullat e thata, lëngu i karrotës, peshku ton, qumështi, lëngu i portokallit).

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës