Këngëtari kosovar ndihmon 3-vjeçarin e sëmurë, brenda 48 orëve mbledh 200 mijë euro

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Falë shpirtit të madh dhe bujar të këngëtarit kosovar Labinot Tahiri dhe kontributit të dhjetëra qytetarëve të tjerë, është bërë i mundur sigurimi i shumës për kurimin e 3-vjeçarit nga Podujeva, Besim Kurtolli.

labinot-tahiri

Besimi është diagnostikuar me sëmundjen e rrallë “Hiperoksaluria Tip1” dhe ka nevojë urgjente për trajtim dhe shërim jashtë vendit, duke qenë se trajtimi i kësaj sëmundjeje nuk mund të bëhet në Kosovë. Vogëlushi duhet t’i nënshtrohet menjëherë një operacioni për transplantim të mëlçisë dhe veshkës. Për shërimin e tij në Gjermani familjes Kurtolli i janë kërkuar 250 mijë euro.

Klinika e Universitetit Bonn në Gjermani ka rënë dakord për të ndihmuar Besimin, por familja nuk mund të përballojë shpenzimet për kurim jashtë vendit.

Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur për veprat e tij të bamirësisë, u ka kërkuar ndihmë të gjithë miqve dhe ndjekësve të tij në rrjetet sociale që të kontribuojnë për shërimin e Besimit të vogël dhe të arrijnë t’i kthejnë buzëqeshjen.

Thirrjes së këngëtarit të njohur i janë përgjigjur shumë qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës, si dhe disa personalitete të njohura, mes tyre edhe këngëtarja kosovare Shkurte Gashi dhe futbollisti Bernard Berisha. Ata kanë bërë të mundur që brenda 48 orëve të sigurohen plot 200 mijë euro, ndërkohë që nevojiten edhe 50 mijë euro deri të premten.

Lajmin për shumën e mbledhur e ka bërë publik vet këngëtari Labinot Tahiri përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook.

 Zoti ynë të përkulemi përjetësisht që na e dhe një gjak që ta kemi të përbashkët dhe pastaj neve si Komb Shqiptar që po na përkrahin edhe të tjerët.

Shqiptar vëllezër e motra.

Janë tubuar 200.000 euro deri më sot.

Deri të premten dhe mos dërgoni më para.

Zoti qoftë i kënaqur me ju! Hallall

besim-kurtolli

 

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën