8 shenja që paralajmërojnë se janë akumuluar toksina në mëlçi

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Para se të jetë shumë vonë, dhe para se të zhvilloni një sëmundje të rëndë në mëlçi, nuk duhet t’i injoroni shenjat që paralajmërojnë se janë akumuluar toksina në mëlçi.melci

Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme në trup. Është organi i dytë më i madh në trup, pas lëkurës, dhe përgjegjëse për shumë funksione që kryen trupi. Mëlçia filtron gjakun dhe heq nga trupi toksinat dhe qelizat që nuk i nevojiten më. Ajo është përgjegjëse për sintetizimin e karbohidrateve dhe lipoideve. Ruan gjithashtu vitaminat A, D, E dhe K, që janë bazike për shëndetin fizik dhe mendor. Por,e dhe pse është një organ sekretues, shumë substanca toksike mund të pengojnë funksionimin e saj s duhet, dhe mund të ndikojnë në shëndet.

Prandaj është e rëndësishme të dihen simptomat që tregojnë se mëlçia ka akumuluar këto produkte të dëmshme. Hidhuni një shikim 8 simptomave:

  1. Ndryshime në ngjyrën e urinës (merr ngjyrë pak më të errët se zakonisht).
  2. Dhimbje të vazhdueshme dhe inflamacion në stomak.
  3. Lëkurë të ndjeshme, acarim, kruajtje, thatësi etj, që mund të shkaktohen nga sistemi i intoksikuar i mëlçisë.
  4. Diarre
  5. Lodhje e vazhdueshme dhe pa asnjë shkak, letargji, dobësi etj.
  6. Mungesë oreksi.
  7. Grumbullim të lëngjeve në trup, zakonisht në këmbë dhe duar.
  8. Zverdhje të lëkurës, që shkaktohet kur një pigment në bile, i quajtur bilirubinë, akumulohet në mëlçi. Bila (lëngu i tëmthit) prodhohet në mëlçi, pastaj depozitohet në fshikëzën e tëmthit derisa trupit t’i nevojitet për tretjen e yndyrave. Kur mëlçia ka vështirësi në filtrimin e toksinave nga gjaku, bilirubina akumulohet në rrugët e gjakut, duke shkaktuar ndryshim të ngjyrës së lëkurës.

 Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara