Reagon QSUT: Ja pse na nevojitet gjaku i deles!

qsut

Menjëherë pas publikimit të disa fotove në rrjetet sociale, ku shfaqen dy infermiere duke marrë gjakun nga një dele pas godinës së urgjencës (lexo këtu), ka ardhur reagimi nga QSUT. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, QSUT sqaron se infermierët e kanë marrë gjakun nga delja për një procedurë rutinë të Shërbimit të Mikrobiologjisë. Gjaku do të përdoret për përgatitjen e terreneve për kultivimin e mikroorganizmave të mundshme në një mostër klinike.

Lexoni njoftimin e plotë nga QSUT:

Shërbimi i Mikrobiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, sqaron si më poshtë:

Fotoja e shpërndarë ditën e sotme në rrjetet sociale është një procedurë rutinë e Shërbimit të Mikrobiologjisë. Gjaku i deshëve përdoret për përgatitjen e terreneve për kultivimin e mikroorganizmave të mundshme në një mostër klinike.

Sistemi i mbledhjes së gjakut nga dashi, realizohet nëpërmjet tubave të posatshëm steril dhe përpunohet nga Shërbimi i Mikrobiologjisë./ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë