E sëmura me diabet: “Mëmësia më shpëtoi jetën”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

“Mëmësia më shpëtoi jetën!” Kështu shprehet 25-vjeçarja Rianna Merie, e cila ka që në moshën 6-vjeçare që vuan nga diabeti. Me rritjen e moshës ajo filloi të shmangte injektimet e insulinës për të mbajtur trupin në formë. Një sjellje e tillë e rrezikshme, e quajtur ndryshe diabulimia, është shumë e përhapur tek pacientët me diabet, sidomos tek femrat, të cilët shmangin injektimet e insulinës ose marrin më pak me qëllimin për të rënë në peshë.maria-rosaria-veneruso

25-vjeçarja bëri të njëjtën gjë derisa solli në jetën vajzës e saj Elle, tani tre vjeç. Pasi u bë nënë, ndryshuan prioritetet e studentes dhe arriti të kuptojë sa e rrezikshme ishte një sjellje e tillë.

Ajo beson se lindja e vajzës është e vetmja arsye që është akoma gjallë.

“Kam qenë shumë sëmurë. Isha e dobët dhe e brishtë. Gati sa nuk vdiqa nga qëllimi i tmerrshëm për të rënë në peshë”, tregon ajo.

Çfarë është diabulimia?

Diabulimia është termi që përdoret kur dikush me diabet të tipit 1 heq dorë nga insulina për të mos shtuar në peshë. Në këto raste shfaqen çrregullime të ndryshme në të ngrënë, me pasoja të shumta.  Diabulimia i rrezikon pacientët nga një sëmundje e rëndë e diabetit, që është fatale nëse lihet pa trajtuar. Ajo shkakton edhe ndërlikime të tjera në shëndet, si humbje shikimi, gjymtyrësh etj.

Rreth 40% e femrave të moshës 15-30 vjeç që vuajnë nga diabeti i tipit 1 thuhet se shmangin injektimin e insulinës për të rënë në peshë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës