Kospiri: Lufta ndaj dhunës kërkon angazhimin e të gjithë aktorëve

Disa studime kanë rekomanduar që është e domosdoshme që punonjësit e shëndetësisë të thellojnë njohuritë e tyre, sidomos në fushën e legjislacionit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje

“Është kënaqësi dhe përgjegjësi që të marr pjesë në këtë aktivitet për ngritjen e kapaciteteve të mjekëve për dhunën me bazë gjinore”,  u shpreh  znj. Bardhylka Kospiri, Zv.ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e cila theksoi gjatë prezantimit të vlerësimit të ndërhyrjes kombëtare “Ngritja e kapaciteteve të personelit shëndetësor për adresimin e dhunës me bazë gjinore” se angazhimi i qeverisë shqiptare dhe ministria që ajo përfaqëson si autoritet kryesor, ka qenë koordinatore për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe, veçanërisht, ka qenë dhe vazhdon të jetë koordinuese për evitimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje.

Takimi UNFPA dhuna ne familje (3)“Kjo pasqyrohet nëpërmjet objektivave të barazisë gjinore, si edhe të legjislacionit në fuqi. Të adresosh dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, është e domosdoshme të bashkëveprojnë të gjithë aktorët e shoqërisë civile, institucionet, gjykatat, policia, specialistët e medias dhe ekspertët e kësaj fushe. Disa studime kanë rekomanduar që është e domosdoshme që punonjësit e shëndetësisë të thellojnë njohuritë e tyre, sidomos në fushën e legjislacionit të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në mënyrë që shërbimi shëndetësor të jetë sa më i përshtashëm”,  theksoi Kospiri.

Më tej Zv.ministrja pohoi se punonjësit e shëndetësisë janë të parët që vijnë në kontakt me viktimat e dhunës, për këtë arsye është i domosdoshëm trajnimi i tyre për mënyrën e trajtimit të viktimave të dhunës. Sa më të përgatitur të jenë specialistët që punojnë me viktimat e dhunës, aq më i lehtë do të jetë edhe rehabilitimi i tyre.

“Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë po punon për ri-integrimin e viktimave të dhunës, duke ofruar kurse profesionale dhe punësime, si edhe mbështetje sociale, këshillim dhe trajtim. Sfida për çrrënjosjen e dhunës me bazë gjinore është ende e hapur dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë”, përmbylli Kospiri.

Ky shkrim është pjesë e suplementit “Mbi adresimin e dhunës me bazë gjinore”, botuar në numrin e 1 majit 2014 të gazetës “Shëndet+” dhe mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë 

UNFPA logo

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese