Denisa Canameti / Shendeti.com.al
Check up-i falas po vijon të promovohet fuqishëm nga Ministria e Shëndetësisë. Në një publikim të sponsorizuar ne faqen zyrtare të Ministrisë, ftohen të gjithë shqiptarët e moshës 40-65 vjeç të paraqiten në qendrën e tyre shëndetësore, ku mund të kryejnë kontrollin bazë një herë në vit pa pagesë.
Ajo çfarë bën përshtypje janë reagimet e qytetarëve poshtë thirrjes. Asnjë koment pozitiv për nismën, e cila ka kohë që po aplikohet.
“Po falas, po e paguar me taksat e mia”, shkruan qytetari”.
Gjithashtu, qytetarët ngrenë pikëpyetje edhe për dorën që i shkruan statuset:
“Mendoni se statusin e ka shkruar Iliri? Mendoni se e ka idenë ai se çfarë bëhet me mjekësinë? Ai është në ajër. I zoti është vetëm për korrupsion, për të tjerat, “t’u pa e t’u bo thonë tironsit”. Mos prisni t’ju përgjigjet pakënaqësive tuaja se as e merr mundimin njeri t’i lexojë. Zoti na dhëntë shëndet, se të jetë për këta snobistët tanë, zëre se i/e vdekur je”.
Fatkeqësisht këto komente flasin qartë për besimin e pakët që kanë pacientët në shërbimin shëndetësor./ https://shendeti.com.al/



