Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Për mijëra vjet, çaji jeshil është përdorur si ilaç alternativ për të kuruar disa sëmundje. Çaji jeshil shumë përfitime në shëndet, ja disa prej tyre:
Mbron shëndetin e trurit: sipas studiuesve në Univerzitetin e Bazelit, Zvicërr, çaji jeshil nëse konsumohet në mënyrë të rregullt përmirëson kujtesën dhe funksionet e tjera të trurit. Çaji jeshil nxit komunikimin midis lobit ballor dhe lobit parietal.
Padandalon dhe trajton diabetin: çaji jeshil përmban polipenolis dhe poliakraide, elemente të cilat ulin nivelin e sheqerit në gjak. Çaji jeshil pengon prodhimin e tepërt të glukozës.
Përmirëson shëndetin oral: çaji jeshil mbron mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët. Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që eleminojnë inflamacionin e gojës dhe bakteret e dëmshme.
Ju ndihmon të bini në peshë: çaji jeshil rrit metabolizmin dhe djeg yndyrën. Ai ju ndihmon të bini në peshë dhe ju rrit nivelet e energjisë.
Parandalon rënien e flokëve: çaji jeshil është i pasur me vitaminë B. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.
Ul tensionin e lartë të gjakut: sipas studimeve 3 gota çaj jeshil në ditë ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe ulin tensionin e lartë të gjakut.
Burimi: Health Line


