Ja çfarë ndodh me trupin kur pini kafe me stomakun bosh

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Për shumë njerëz,  dita nuk mund të nisë po nuk konsumuan një filxhan kafeje. Kafja është e mirë për shumë arsye, ju zgjon në mëngjes, pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës, shmang plakjen e parakohshme, qetëson dhimbjet etj. Së fundmi, ekspertët e shëndetit kanë zbuluar se konsumimi i kafes mund të ulë rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë.kafe

Por, nëse ajo pihet me stomakun bosh, ka efekt shkatërrues në organizëm. Kafeina në stomakun bosh mund të “bëjë kërdi” në traktin digjestiv.

Ja si e shpjegon farmacisti Nitin Makadia atë: Acidi hidroklorik ka një funksion shumë të rëndësishëm në tretjen e ushqimit, prandaj prodhohet kur hani, huhatni ose kur filloni të mendoni për ushqimin.

“Kafja, edhe ajo me pak kafeinë, stimulon prodhimin e acidit që, në mungesë të ushqimit, mund të dëmtojë pjesën e brendshme të stomakut me ekspozimin e shpeshtë.

Sipas dr. Adam Simon, ai mund të shkaktojë ulcerë në stomak ose probleme me tretjen.

“Ai mund të rrisë sasinë e ujit që nxirrni dhe shfaq simptoma të dehidratimit. Mund të ndikojë tek pusli, shkakton rrahje të çrregullta të zemrës dhe mund të ndikojë edhe tek tensioni i gjakut”.

Shumë kafeinë mund t’ju shkaktojë ankth, dridhje, luhatje humori etj. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të pini kafe pasi të keni ngrënë ushqim.

Burimi: Express.co.uk / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet