Roli i infermierit të shëndetit mendor dhe marrëdhënia me pacientin

Gazmira Sakajani, infermiere

Infermieri si profesionist luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin në tërësi. Sipas të dhënave nga burime serioze literature, afërsisht 70 % të kujdesit shëndetësor ndaj pacientit është pjesë e punës së infermierit (Raporti, OBSH 2015). Çdo shërbim dhe disiplinë shëndetësore ka specifikën e saj dhe normalisht përveçse edukimit, trajnimit dhe përditësimit të njohurive e deri te specializimet përkatëse specifike përbëjnë formimin e infermierit si profesionist në specialitetin përkatës. Kujdesi shëndetësor për pacientët neurologjik dhe shëndetin mendor është një specifikë e veçantë dhe gjithashtu përbën një sfidë në punën e përditshme. Kemi të bëjmë me një nga përbërësit kryesor të shëndetit në tërësi, sipas përkufizimit edhe nga OBSH që shëndeti është një mirëqenie e plotë fizike dhe mendore përkatësisht: ‘Gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore dhe jo thjesht mungesa e sëmundjeve apo e pa fuqisë fizike të organizmit’.a

Problemet e shëndetit mendor dhe patologjive neurologjike kërkojnë vëmendje dhe profesionalizëm, që me prezantimin me pacientin ose familjarët e pacientit, pastaj me marrjen e të dhënave të historisë mjekësore, që në gjuhën profesionale quhet anamnezë, e deri me procedurat rutinë apo të urgjencës, që nëse nuk realizohen si duhet mund të çojnë deri në humbjen e jetës së pacientit.

Disa nga problemet me rëndësi që kërkojnë vëmendje janë hemorragjitë cerebrale, traumat e kokës dhe sidomos në grupmoshat e vogla deri në 2 vjeç apo në grupmoshat e moshës së tretë që kërkojnë një kujdes dhe vlerësim profesional sa më të shpejtë, në mënyrë që të vendoset diagnoza dhe të bëhet trajtimi i duhur. Po ashtu edhe shëndeti mendor ka rëndësi dhe kërkon një vlerësim sa profesional aq edhe social e human, për fat të keq për shëndetin mendor nuk flitet shumë lirshëm.

Akoma është tabu të flitet për problemet e shëndetit mendor dhe kjo vonon në identifikimin e pacientëve në kohën e duhur, nisur nga vonesat e kërkesës së këtij shërbimi shëndetësor, po ashtu është nga mungesa e specialistëve në rang vendi për këto probleme. Depresioni, stresi, ankthi, e deri te probleme si skizofrenia apo sëmundjet bipolare, kërkojnë një kujdes, diagnozë dhe trajtim të veçantë.

Të gjitha sa u tha më lart, një rol shumë të rëndësishëm luan infermieri, që në prezantimin e parë, pastaj si pjesë përbërëse e rëndësishme e skuadrës së profesionistëve të mjekësisë dhe më vonë me edukimin dhe ndjekjen e mëtejshme të shëndetit në kujdesin shëndetësor në komunitet.

Infermieri në vendin tonë për sa i përket edukimit ka pësuar ndryshime të mëdha duke qenë nga infermierë të trajnuar për pak muaj dhe vite, deri në infermierë me arsim të lartë bachelor e master e deri në nivel të studimeve doktoraturë. Një sfidë tjetër, por edhe ndihmë njëkohësisht, është edhe nevoja e adaptimit të njohurive tona teorike e praktike me aparaturat moderne në mënyrë që t’u shërbente pacientëve në nivel sa më bashkëkohor.

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras