Ushqimet më të mira për të mbajtur nën kontroll diabetin e tipit 1

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

diabet

Konsumimi i ushqimeve të duhura është një pjesë e rëndësishme për menaxhimin e diabetit të tipit 1. Ushqime të ndryshme kanë efekte të ndryshme në nivelet e sheqerit në gjak. Ju keni nevojë për ushqime që janë të pasura me lëndë ushqyese dhe nuk rrisin glukozën në gjak. Ja çfarë ushqimesh duhet të konsumoni çdo ditë për të mbajtur nën kontroll diabetin e tipit 1.

Fasulet

fasule

Fasulet janë një ndër ushqimet më shumë të pasura me lëndë ushqyese. Ato janë bume të mira të mineraleve të rëndësishme, si magnez dhe kalium, dhe janë të pasur në fibra. Trupi i tret fibrat ngadalë, prandaj ju ndihmojnë të qëndroni të ngopur për një kohë të gjatë dhe të kontrolloni peshën. Fasulet janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave. Ndryshe nga proteinat që i marrin nga kafshët, fasulet nuk kanë yndyra të ngopura.

Drithërat

drithera

Drithërat (gruri, tërshëra) janë të pasur me lëndë të shumta ushqyese, si magnez, acide yndyrore omega 3 dhe vitaminën B. Ashtu si fasulet, edhe drithërat janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave.

Frutat e thata

frutat-e-thata

Frutat e thata sigurojnë yndyra të shëndetshme, fibër, magnez dhe acide yndyrore omega 3. Ashtu si fasulet, edhe frutat e thata janë një burim më i mirë i proteinave se mishi i kuq, pasi duhet të shmangni yndyrat e pangopura nëse keni diabet.

Mund të merrni përfitimet e frutave të thata edhe tek gjalpi i kikirikut ose bajameve. Disa nga frutat e thata më të shëndetshme janë: bajamet, arrat, kikirikët dhe fistikët.

Peshk

peshk

Peshqit e ujërave të ftohta, si salmoni, janë një tjetër ushqim që duhet të konsumohen nga personat që vuajnë nga diabeti. Peshku është një burim i pasur në proteina dhe acide yndyrore omega 3. Këto acide yndyrore janë të mira për shëndetin e zemrës dhe për të sëmurët me diabet. Ju duhet ta keni peshkun si pjatë kryesore dy herë në javë.

Perimet me gjethe jeshile

perime

Perimet me gjethe jeshile, si spinaqi, sallata jeshile, lakra, janë një zgjedhje e mirë për personat me diabet. Këto perime përmbajnë pak karbohidrate (ose niseshte) dhe kalori. Ju mund të hani sa të doni nga to, pa u shqetësuar se do të shëndosheni apo do të rritet niveli i sheqerit në gjak.

Nga ana tjetër,  perimet me niseshte, si patatet dhe misri, nuk janë të mira për personat me diabet duke qenë se kanë përmbajtje të lartë të karbohidrateve.

Patatet e ëmbla

patate-te-embla

Ushqimet me niseshte kanë përmbajtje të lartë në karbohidrate, prandaj duhet t’i limitoni nëse po planifikoni të bini në peshë. Ndërsa një perime me niseshte që mudn ta përfshini në dietën duaj diabetike është patatja ëmbël. Këto patate janë një burim i mirë i fibrave dhe janë të mbushura me vitaminë A. Zëvendësoni patatet e zakonshme me ato të ëmbla nëse vuani nga diabeti.

Frutat

fruta1

Frutat e freskëta janë të mira për personat që vuajnë nga diabeti. Agrumet e freskëta janë të pasura në fibër dhe vitaminë C. Frutat me kokrra të vogla janë gjithashtu të pasur me fibra, antioksidues dhe vitamina.

Mos harroni domatet – edhe ato bëjnë pjesë tek frutat dhe janë një burim i mirë i hekurit dhe vitaminës E.

Burimi: Health Grades / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës