Denoncimi i mjekut: Ja simptomat e pacientëve që punojnë me kultivimin e kanabisit

Mjeku i poliklinikës së Kamzës, Mhill Gecaj ka treguar përmes kësaj fotoje problemin që kanë shfaqur pacientët e tij që punojnë në kultivimin e kanabisit. Ai thotë se përpos dëmeve të tjera, lënda narkotike po shkakton edhe alergji tek njerëzit.

kultivim-kanabisi

Mjeku që është edhe kryetar i partisë së vogël  “Lëvizja Demokristiane” (koalicion me PD) thotë se arat me hashash gjenden 3 km nga qendra e Tiranës.

Statusi i plotë i Mhill Gecaj në facebook

Para dy ditësh me vjen një paciente me një dermatit Alergjik! Duke e pyetur për sëmundjen në anamneze e sipër më thotë ‘punoj në lule’. Çfarë lulesh i thashë?
‘Po në lule o doktor në lule a bar si thonë, si gjithë të tjerët’- tha- nga 12 orë’. ‘Për të nxjerrë bukën e gojës!’ T’ju them të drejtën në fillim nuk e kuptova! ‘Po në përpunim të hashashit o doktor’ tha!

Dhe kjo nuk punonte larg jo, në territorin e Bashkisë Tiranë, se mos kujtoni larg në Shëngjergj apo diku larg, jo jo afër 3 km në vijë ajrore nga qendra e Tiranës. Imagjinoni që ky popull e shikon të ardhmen e punësimit veç tek kanabisi e droga!

Në vend të punishteve të frutave të prodhimeve bujqësore e blegtorale tek fabrikat apo resortet turistike etj etj!

mhill-gecaj

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO