Ben Stiller zbulon si i shpëtoi kancerit të prostatës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Komediani i njohur Ben Stiller ka ndarë me publikun një sekret që e ka ruajtur prej 2 vitesh. Ai zbuloi se në tetor të vitit 2014 u diagnostikua me kancer të prostatës. Aktori iu nënshtrua tre muaj më vonë një operacioni për heqjen e tumorit dhe tani është i lirë nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.ben-stiller

50-vjeçari tregoi për diagnozën gjatë një interviste të dhënë për radion Sirius XM. Stiller tregon se një test antigjen për prostatën, një test gjaku që quhet ndryshe PSA, i shpëtoi atij jetën.

“Testi i hershëm më shpëtoi jetën” shkruan ai në një ese të publikuar në blogun Medium.

“Gjëja e parë që bëra kur u diagnostikova me kancer, hyra në internet për të mësuar mbi këtë sëmundje. Pashë që Robert De Niro kishte pasur gjithashtu kancer. E telefonova menjëherë atë”, rrëfen aktori.

Stiller ka vendosur të ndajë këtë sekret me publikun për t’i paralajmëruar njerëzit që të bëjnë më shpesh kontrolle tek mjeku, sepse asnjëherë nuk i dihet kur mund të prekesh nga një sëmundje  vdekjeprurëse.

Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?