Ushqimet që mund t’i hani “pa frikë” edhe pas datës së skadencës

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Ju duhet të jeni të kudesshëm me blerjen e ushqimeve dhe me kontrollimin e datave të skadencës. Data e skadencës së një ushqimi do të thotë se ai ushqim pas asaj date është i pakonsumueshëm. Por kjo nuk ndodh në të gjitha rastet! Disa ushqime mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës, por duhet të tregoheni të kujdesshëm për mënyrën e ruajtjes së tyre.

Ja ushqimet që mund të konsumohen edhe pas datës së skadencës:

date-skadenceDjathi i fortë: djathi mund të konsumohet edhe disa ditë pas datës së skadencës, nëse ai është i fortë , nuk ka krijuar myk dhe është ruajtur në frigorifer në temperaturë të freskët.

Drithërat: nëse drithërat, mueslit, kornfleiks janë të ruajtura në një vend të thatë, të freskët mund të konsumohen edhe muaj pas datës së skadencës.

Makarkonat: nëse makaronat janë të thata, pra nuk përmbajnë ujë dhe nëse janë të ruajtura në një vend të freskët, të thatë dhe të errët mund të konsumohen edhe 1 vit pas datës së skadnencës.

Buka: buka nëse nuk është mykur, nuk ka marrë erë të fortë dhe është ruajtur në një vend të thatë mund të konsumohet edhe disa ditë pas datës së skadencës. Mund të konsumohet e thekur.

Kosi: kosi nëse ruhet në frigorifer në temperaturë të freskët mund të konsumohet edhe 2 javë pas datës së skadencës.

Patatinat: nëse patatinat ruhen në qese të mbyllur ato mund të konsumohen edhe 1 muaj pas datës së skadencës. Kjo për shkak se kripa dhe konservuesit e tjerë nuk e lejojne prishjen e menjëhershme të tyre.

Ushqimet e ngrira: perimet e prera në kubikë dhe të ngrira mund të përdoren edhe disa javë pas datës së skadencës.

Burimi: Bustle

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin