Ja ç’duhet të bëni çdo mëngjes nëse doni të jeni të shëndetshëm

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Përveç këshillës universale “hani mëngjes”, ka edhe shumë gjëra që duhet të bëni me t’u ngritur nga shtrati që të jetoni shëndetshëm.

Ja 5 gjërat që duhet t’i bëni çdo mëngjes, që t’ju shkojë dita “vaj”.vajze

Bëni gargare me vaj

Kjo është një praktikë e ndjekur që në lashtësi. Thuhet se ajo mund të bëjë gjithçka, nga zbardhja e dhëmbëve deri tek kurimi i ekzemës. Procesi është i thjeshtë. Bëni gargare për 10-15 minuta me një lugë gjelle vaj (kokosi, luledielli ose susami). Më pas e nxirrni dhe shpëlajeni gojën me ujë.

Shtriquni, tendosni trupin

Merrni pak kohë për t’u relaksuar dhe medituar. Nëse keni kohë ose zgjoheni herët, bëni joga. Mund të rrini gjatë gjithë ditës në karrige, prandaj është mirë që të gjeni pak kohë për të kalitur trupin.

Pini ujë me limon

Një gotë ujë (në temperaturën e ambientit) me limon ka një sërë përfitimesh shëndetësore, përveçse ju hidraton. Me anë të saj do të merrni vitaminën C për shkëlqim të lëkurës, përshpejtim të metabolizmit dhe ngritës të humorit.

Kujdesuni për lëkurën

Kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë rutina që ju duhet të bëni çdo ditë. Aplikoni në fytyrë produkte natyrale që e mbajnë atë të butë dhe me shkëlqim.

Merrni vitamina

Vitaminat dhe mineralet janë shumë të nevojshme që të jemi të shëndetshëm. Përpiquni të merrni çdo ditë vitaminën B12 për energji, acide yndyrore omega 3 për forcimin e kockave, vitaminën E për flokë, lëkurë dhe thonj etj. Këto vitamina mund t’i merrni edhe me anë të ushqimeve.

Burimi: PopSugar / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?