Pija që duhet të konsumoni para se të flini për të djegur dhjamin në bark

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Zakonisht yndyra mblidhet dhe fillon të akumulohet në bark. Të gjithë në një pikë të jetës së tyre kanë fituar peshë dhe kanë qenë duke  kërkuar për dieta  ose mënyra për t’u dobësuar. Trupi ynë ka organe të shumta që merren me pastrimin. Midis tyre janë zorrët, veshkat, mushkëritë dhe mëlçia, por ekzistojnë elemente që janë duke penguar punën normale të tyre dhe kjo rezulton me një grumbullim të dhjamit në pjesën e stomakut dhe fundit të barkut.leng

Konsumojeni këtë pije para se të flini dhe do të vini re rezultate pozitive në heqjen e dhjamit në bark.

Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje asaj që janë duke ngrënë. Nuk duhet harruar se ushqimi është një nga pjesët më kryesore të shëndetit tonë.  Kjo pije kombinon përbërës që kanë jo vetëm veti dietike dhe dobësimi , por edhe përbërës që ndikojnë në forcimin e sistemit imunitar, rritje të metabolizmit dhe pastrim të të gjithë trupit nga toksina që shkaktojnë jo pak dëme në trup.

Përbërësit e kërkuar:

  • 1/3 e enës me ujë
  • 1 rrënjë xhenxhefili
  • një kastravec
  • një tufë majdanoz
  • gjysmë limoni

Si ta përgatisni:

  1. Lajini mirë kastravecin, majdanozin dhe xhenxhefilin.
  2. Copëtojeni imët majdanozin derisa të formohet një lugë plot dhe pjesën tjetër ruajeni për më vonë.
  3. Prijeni kastravecin në copa të vogla.
  4. Vendosini të gjithë përbërësit në një shtrydhëse derisa të përzihen sa më mirë.
  5. Nëse dëshironi mund të shtoni pak mjaltë për ëmbëlsim.

Konsumojeni këtë pije  përpara se të flini. Do të vini re se do të ndiheni më energjikë dhe se barku juaj do të bjerë në pak javë. Për një rezultat më të mirë, shoqërojeni me një rutinë ushtrimesh.

Burimi: Healthy Life Byte / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?