Victoria Beckham ka një sekret të çuditshëm për kujdesin ndaj lëkurës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

victoria-beckham

Në një intervistë të dhënë për revistën prestigjioze “The Edit”, ylli britanik Victoria Beckham ka zbuluar sekretet e bukurisë. Duke folur për produktet e saj të preferuar, ushqyerjen e shëndetshme dhe lançimin e koleksionit të ri të make-up, ajo zbuloi edhe disa sekrete të çuditshme për kujdesin ndaj lëkurës.

“Takova një dermatolog në Los Anxhelos, dr. Harold Lancer, që është fantastik. Kam vite që e njoh, ai ma solli lëkurën në vete”, tregon ajo.

“Kam pasur një lëkurë problematike dhe ai më këshilloi: “Duhet të hash salmon çdo ditë. E pyeta: ‘Vërtetë, çdo ditë?’ Ai m’u përgjigj: ‘Po, në mëngjes, drekë ose darkë, duhet ta hani atë çdo ditë’.

Dermatologu mund t’i ketë këshilluar konsumimin e salmonit pasi është i pasur me acide yndyrore omega 3, që sipas ekspertëve të kujdesit ndaj lëkurës, e mban lëkurën të butë, të hidratuar dhe elastike.

Megjithatë, çdo ditë? 😮 😯

Burimi: Marie Claire / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?