A është e vërtetë që ushqimet me kalcium ndikojnë në shfaqjen e gurëve në veshka?

Përgjigjet për gazetën “Shëndet+” mjeku nefrolog Alketa Koroshi

Jo. Më përpara ekzistonte idea që ushqimet me kalcium shtojnë sasinë e gurëve në veshka. Në të vërtetë studimet e viteve të fundit kanë treguar të kundërtën: ushqimet që janë të pasura me kalcium, kanë më pak shanse që të bëjnë gurë në veshka. Duket pak paradoksale, por kjo ka lidhje me problemin e guret ne veshka 1oksalateve. Domethënë, ushqimet që janë të pasura me oksalate e favorizojnë formimin e gurëve në veshka. Kur merr ushqime me shumë oksalate dhe me pak kalcium, oksalatet përthithen shumë në zorrë dhe kalojnë me anë të gjakut në urinë dhe formojnë gurët nga oksalatet.

Gurët e oksalateve janë 80-90% e gurëve në veshka. Një i sëmurë që merr oksalate, por edhe ushqime me kalcium, kalciumi dhe oksalatet në zorrë lidhen bashkë dhe nuk i lë kalciumi që oksalatet të përthithen në zorrë. Dhe dalin me feçet jashtë. Në këtë rast, nuk përthithen oksalatet, nuk shtohen gurët në veshka.

Prandaj nuk këshillohet marrja e ushqimeve me pak kalcium. Bën përjashtim këtu vetëm kalciumi që merret në formë tabletash, të cilat merren jashtë momentit të ushqimit. Në këtë rast kalciumi mund të ndikojë në shtimin e gurëve në veshka.

Ushqime me oksalate janë:

  • Fasulet
  • Birra
  • Çokollata
  • Kafja
  • Spinaqi
  • Lajthitë
  • Portokalli
  • Soda (kola)
  • Patatet e ëmbla
  • Çaji i zi etj.

Ushqimet me kalcium:

  • Veza
  • Perimet si brokoli, lakra jeshile etj.
  • Kosi
  • Qumështi i sojës
  • Sardelet
  • Salmoni
  • Farat e sesamit
  • Bajamet
  • Lëngu i portokallit

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë