Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Sipas disa studimeve të fundit thuhet se birra edhe pse është një pije alkoolike, nëse konsumohet në sasi të moderuar mund të ofrojë një sërë përfitimesh të rëndësishme shëndetësore.
Birra është e pasur me proteina, vitamina, antioksidantë dhe elementë të tjerë që kontribuojnë në shëndetin e lëkurës dhe flokëve.
Ja si mund ta përdorni birrën si produkt kozmetik:
Shpërlarës për flokët: proteinat dhe antioksidantët e gjendura në birrë ndihmojnë në forcimin e rrënjëve të flokëve,si dhe parandalojnë rënien dhe thatësinë e flokëve.
Pasi të keni larë flokët si zakonisht, shpëlajini dhe më pas hidhini 1 gotë birrë. Mbajini për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të ngrohtë. Elbi që gjendet me shumicë në birrë ndihmon në ripërtëritjen e flokëve dhe daljen e flokëve të reja. Birra i fla volum dhe shkëlqim flokëve.
Trajtimi i lëkurës: birra ka cilësi hidratuese për lëkurën, ajo zbut lëkurën e këmbëve dhe ndihmon në heqjen e kallove. Në një legen hidhni 100 ml birrë dhe 2 gota lëng nenexhiku (çaj nenexhiku). Mbajini këmbët në lëngun e krijuar për 15 minuta dhe më pas me ndihmën e një lime, limoni thembrat dhe pjesët problematike të këurës së këmbëve.
Burimi: Health Digezt


