Fakte rreth kisteve të vezoreve që çdo femër duhet t’i dijë patjetër

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Kistet e vezoreve janë një kusht shumë i përhapur tek femrat. Kisti është një çrregullim beninj që zhvillohet në vezore, i cili mund të shkaktojnë komplikacione nëse nuk trajtohet në kohë.

Në shumicën e rasteve këto kiste nuk përbëjnë rrezik për shëndetin. Në shumicën e rasteve kistet e vezoreve janë të vogla, madhësia e tyre mund të shkojë nga disa milimetra në më shumë se 5 centimetra.

Ja çfarë duhet të dini për kistet e vezoreve:

kist-i-vezoreveMosha në rrezik: në shumicën e rasteve femrat formojnë kiste në vezore pasi arrijnë moshën e pjekurisë dhe gjatë periudhës së fekondimit. Kistet e vezoreve zakonisht zhduken me fillimin e menopauzës, por në raste të caktuara ato mund të shfaqen më vonë në jetë.

Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kisteve të vezoreve:

  • Cikli menstrual i çrregullt
  • Trajtimet e fertilitetit
  • Çekuilibri hormonal
  • Faktorët gjenetik

Simptomat e kisteve: shpesh kistet e vezoreve nuk shfaqin simptoma,veçanërisht në rastet kur ato janë në madhësi të vogël. Në rastet kur shfaqin simptoma, ato janë:

  • Cikël menstrual i çrregullt
  • Dhimbje barku dhe/ose dhimbje legeni që vazhdon dei në pjesën e pasme të këmbëve
  • Dhimbje të forta të legenit para dhe gjatë periodave
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Të vjella, të përziera
  • Parehati në bark
  • Presion në zorrën e trashë dhe në fshikëz.

Trajtimi: zakonisht gjinekologu ju rekomandon kontrolle periodike për të parë nëse kisti mund të absorbohet me kalimin e kohës. Nëse kisti rritet në madhësi dhe shkakton dhimbje apo komplikacione të tjera mund të rekomandohen kontraceptivë oral ose mund të hiqen me anë të kirurgjisë.

Kistet dhe fertiliteti: kistet mund të bëhen pengesë për të mbetur shtatzënë, prandaj është shumë e rëndësishme që t’i identifikoni në kohë.

Sindroma e vezoreve policistike: në këto raste vezorja përmban shumë kiste. Në raste të tilla duhet kujdes shumë i madh sepse kjo sindromë mund të ndikojë në pjellorinë e gruas.

Burimi: Woman’s Health

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë