Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Infeksionet e traktit urinar mund të prekin uretrën, veshkat dhe fshikëzën e urinës, dhe, nëse lihen pa trajtuar, ato mund të çojnë në dëmtime të përhershme të veshkave.
Fatkeqësisht, e vetmja kurë për këtë infeksion është marrja e antibiotikëve.
“Agjentët e tjerë që mendohet se ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve të traktit urinar nuk i vrasin bakteret”, thotë Kelly M. Kasper, obstetër-gjinekologe tek Universiteti i Mjekësisë Indiana.
“Ata mund të ndihmojnë në parandalimin ose lehtësimin e simptomave të infeksionit të traktit urinar, por nuk mund ta kurojnë atë plotësisht.
Në këtë rast ata rekomandohen së bashku me antibiotikët për të lehtësuar simptomat (që përfshijnë ndjesi djegie gjatë urinimit, urinim të shpeshtë, dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut etj). Ja disa mënyra për të parandaluar infeksionet urinare, apo për të lehtësuar dhimbjet nëse jeni prekur nga to.
Merrni vitaminë C
Konsumimi i ushqimeve të pasura me vitaminë C ose marrja nëpërmjet suplementeve është një mënyrë për të parandaluar shtimin e baktereve, pasi ruan acidin në urinë ( Sa më acidike të jetë urina, aq më pak baktere mund të formohen).
Dhe meqë mund të rrisë edhe sistemin imunitar, kjo vitaminë mund të parandalojë gjithashtu infeksionet e traktit urinar në të ardhmen.
Pini sa më shumë lëngje
Boshatiseni shishen e ujit, pasi është mënyra më e mirë për të ulur numrin e baktereve në fshikëzën e urinës ose indet e uretrës. Kjo mënyrë është e dobishme sidomos për personat që preken shpejt nga infeksionet.
Largoni lodrat e seksit
Nëse prekeni nga infeksionet urinare shpes, shanset janë që mund të kenë lidhje me aktivitetin seksual.
“Kur kryeni marrëdhënie seksuale, bakteret mund të futen tek uretra dhe shkaktojnë infeksion”, thotë dr. Yamaguchi, e cila rekomandon që të urinoni para dhe pas seksit për të minimizuar infeksionet.
Duhet të shmangni gjithashtu përdorimin e lodrave të seksit nëse prekeni shpesh nga infeksionet urinare. “Këto trupa të huaj mund të prishin balancën normale të pehashit në vaginë dhe tërheqin baktere të padëshirueshme”, thotë ajo.
Pini lëng boronice
Lëngu i boronicës (ose tabletat me boronicë) nuk mund të kurojnë infeksionet e traktit urinar, por mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave, si për shembull atë të ndjesisë së djegies kur jeni duke urinuar. “Lëngu i boronicës mund ta bëjë urinën me acidike, që pengon formimin e baktereve të tjera”, thotë Kasper. (Lexoni-Boronica e kuqe, antibiotiku më i ri për infeksionet e traktit urinar).
Është gjithashtu një mënyrë shumë e shijshme për të urinuar sa më shpesh, kështu mund të nxirrni jashtë trupit bakteret.
Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/






