Nënat mbipeshë po dëmtojnë fëmijët e tyre: Ata rrezikojnë të preken nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe astma

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: D.Bardhi

shtatzeneEkspertët kanë paralajmëruar se gratë duhet të jenë të shëndetshme përpara se të planifikojnë të kenë një fëmijë pasi në të kundërt ato mund të lindin fëmijë me një sërë problemesh shëndetësore.

Sipas shkencëtarëve, bebet rrezikohen të kenë dëmtim të trurit, goditje në tru, sulm në zemër ose astmë në një moshë më të rritur nëse nëna e tyre ka qënë mbipeshë. Studimet kanë treguar se edhe fëmijët do të jenë mbipeshë nëse prindërit e tyre janë mbipeshë.

Këta fëmijë rrezikojnë të preken nga obeziteti dhe kushtet që lidhen me të si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje kanceresh, kjo mund të ndikojë edhe në zhvillimin e fëmijës. Nga ana tjetër kur fëmija të rritet atëherë ai ka gjasa ta kalojë obezitetin tek pasardhesit e tij.

Sipas profesor Mark Hanson, Universiteti i Southampton, duhet një nismë ku të angazhojë prindërit e ardhshëm dhe t’i inkurajojë ata për një jetë të shëndetshme e cila jo vetëm do të përmirësojë shëndetin e tyre, por do t’ju japë fëmijëve një fillim të shëndetshëm për jetën.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse