Operacion i rrallë, ndahen me sukses binjakët e lindur me kokë të ngjitur

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

binjake

Një operacion jo i zakonshëm është realizuar në Nju Jork, ku dy djem binjakë, të cilët kishin lindur të ngjitur në kokë, janë ndarë nga njëri-tjetri.

Jadon dhe Anias McDonald, vetëm 30-muajsh, iu nënshtruan një operacioni prej 16 orësh, i cili për fat të mire përfundoi me sukses.

Tani ata duhet t’i nënshtrohen procedurave të tjera për të rregulluar kafkën.

Djemtë kanë lindur me të njëjta enë gjaku dhe inde të trurit, një gjendje shumë e rrallë që ndodh njëherë në 10 milionë lindje, thonë mjekët.

Dr. James Goodrich, i cili ka performuar operacione të njëjta për fëmijë të tjerë, përfshirë edhe dy binjakë sirianë në fillim të këtij viti, u përgatitën për operacionin duke krijuar modele 3D të kokave të bashkëngjitur.

Sipas ekspertëve, 80% e rasteve të tilla me fëmijë të ngjitur vdesin nëse nuk ndahen para moshës 2 vjeç.

Familjes i është dashur të mbledhë më shumë se 100 mijë dollarë për të mbuluar kostot e operacionit.

Burimi: BBC / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?