Për kryeministrin Edi Rama, sektori i shëndetësisë është përmirësuar ndjeshëm gjatë 3 viteve të fundit të qeverisjes së tij, por qytetarët nuk ndajnë të njëjtin mendim me të.
Në një postim në Facebook, ai thotë se reforma në shëndetësi ka sjellë përmirësime të dukshme.
“Edhe shëndetësia, ashtu si çdo sektor, ka hyrë në një proces reformimi të thellë, ku njerëzit në nevojë për shërbim shëndetësor kanë përjetuar plot ndryshime pozitive dhe jo vetëm probleme të trashëguara ende të pazgjidhura”, shkruan Rama.
Menjëherë pas postimit në Facebook, komentuesit e kanë masakruar me akuza. Ata i kujtojnë Ramës se spitalet janë një ferr, se premtimet e tij për shëndetësinë ishin mashtrim për t’i vjedhur votën dhe se shëndetësia do ndryshojë kur vetë politikanët të kurohen aty, e jo jashtë shtetit.
Njëra nga komentuesit shkruan se shëndetësia është i vetmi sektor ku Rama nuk duhet të bëhet krenar, pasi gjendja është skandaloze, “mungojnë ilaçet, gjithçka duhet paguar, që nga polici tek dera e deri tek mjeku”.
Por Rama duket se jeton jashtë realitetit të mjekësisë shqiptare. Ai i mohon këto akuza dhe i kërkon komentueses të shkojnë bashkë dhe të ballafaqohen me realitetin në spital.
Lexoni replikat mes tyre
Komentuesja: “Ky është ndër të vetmit sektor ku ju si kryeministër nuk duhet dhe nuk mund të jeni krenar, dhe të pretendoni se keni bere diçka, ilaçet nëpër pavione mungojnë (aty edhe betadina dhe pambuku mungojnë), vetëm shërbim nuk mund të marrësh. Gjithçka do e paguash, duke filluar që nga polici te dera edhe deri te mjeku. Përveç se të duhet të blesh ilaçe ka dhe shumë analiza që duhet t’i bësh te privati, se shteti nuk i bën (si p.sh dedimeri që kushton 3800 lekë të rinj). Vetëm ai që e ka provuar të ketë një familjar në spital e di shumë mirë se në çfarë derxheja është shëndetësia në këtë vend.”
Rama: Ne fakt Edjona, as nuk ben vaki te paguash ndonje polic ne deren e QSUT-se dhe as nuk ndodh qe te mos marresh ne QSUT, nje sherbim dinjitoz brenda mundesive qe natyrisht jane ende te kufizuara! Nuk e di ku i keni pare ju policet qe marrin para per te lejuar te semuret te hyjne ne spital apo spitalet qe nuk kane pambuk(?), mbase ne te shkuaren. Nuk e veçova rastesisht QSUT qe nga gangrena me e madhe e sistemit tone shendetesor para tre vjetesh, sot eshte shembull i perpjekjes ne rrugen e Rilindjes se Shendetesise. Edhe pse ka ende plot gjera per te bere aty. Sepse patjeter qe nuk kane ecur te gjitha spitalet si QSUT dhe patjeter fenomenet e te shkuares shfaqen kudo! Por ama te siguroj se s’ka krahasim me tre vjet me pare dhe nuk e them une, po pacientet qe ne anketojme rregullisht çdo muaj.
Komentuesja: Nje nga ato pacient jam edhe une Z.kryeminister…dhe sherbimi,analizat,ilacet dhe pambuku,parat e policit dhe shume te tjera qe nuk kan fund ndodhin ne spitalin e semundjeve te brendshme te 6-kateshi ne QSUT,te gjitha keto ne jo me shume se para 10 ditesh …besoj se edhe une mund te futem te pacientet e anketuar nga ju,,,dhe ju siguroj se ka shume te tille si une..
Rama: Edjona, lejomeni te mos i besoj ato qe thoni ju deri ne momentin qe ju jeni e gatshme t’i ballafaqoni keto qe keni shkruar ketu, ne drejtorine e QSUT-se! Nese e pranoni nje ballafaqim te tille, une jam i gatshem te jem i pranishem dhe pastaj le te shohim si qendron e verteta e padyshim, t’i shkojme deri ne fund se bashku nxjerrjes se çdo pergjegjesie nese ka vertet te tilla!


