Super kremi natyral që eliminon dukjen e rrudhave në pak javë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

krem-rrudhaRrudhat mund të përkufizohen si një proçes natyror që ndodh pas kalimit të një moshe të caktuar. Përveç moshës ekzistojnë edhe një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e rrudhave të parakohëshme si ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit, pirja e duhanit, përdorimi i barnave të caktuara, stresi, rënia në peshë, mungesa e vitaminës E dhe predispozicioni gjenetik.

Receta që do t’ju paraqesim në këtë postim do t’ju ndihmojë në minimizimin e rrudhave të shfaqura dhe në parandalimin e shfaqjes së rrudhave të tjera.

Përbërësit: 1 filxhan xhel Aloe Vera i freskët, 1 lugë çaji acid L-Askorbik pluhur (vitaminë C), 2 lugë çaji vitaminë E në formë vaji dhe 2 lugë çaji vaj kokosi ekstra i virgjër.

Përzieni sëbashku të gjithë përbërësit dhe vendosini në një kavanoz qelqi të errët. Aplikojeni kremin 2 herë në javë gjatë natës. Kremin e krijuar mund ta ruani në frigorifer./

Burimi: Step to Helath

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit