Simptomat e infeksionit të syve që nuk duhet të injorohen, mund t’ju rrezikojnë shikimin

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Syri i skuqur ose konjuktivi është një problem i zakonshëm i syrit si tek fëmijët ashtu edhe tek të rritur, dhe që trajtohet lehtësisht. Ai është ngjitës, prandaj është e rëndësishme që të dini simptomat e kësaj sëmundjeje të syrit për të shmangur përhapjen tek një person tjetër.infeksion-ne-sy

Syri i skuqur është një inflamacion ose ënjtje e konjuktivës, membrana e hollë e mukozës që rrethon pjesën e brendshme të kapakut të syrit dhe mbulon të bardhën e syrit.

Ai shkaktohet zakonisht nga një infeksion viral ose bakterial, por mund të vijë edhe si pasojë e alergjive ose përbërësve kimikë. Këto janë disa nga simptomat e konjunktivit (infeksionit të syve):

Sy i kuq ose rozë

Kur preket nga një infeksion, pjesa e bardhë e syrit fillon të skuqet. Kjo ndodh sepse zgjerohen enët e gjakut në mënyrë që trupi të dërgojë më shumë gjak tek pjesa e infektuar.

Ndjesi djegie ose kruajtje të syrit

Infeksioni në sy bën shkakton kruajtje dhe ndjesi djegie. Prekja e syve është gjithashtu një mënyrë e lehtë për të përhapur infeksionin.

Prandaj duhet t’i rezistoni dëshirës për të prekur sytë, pasi mund të shtoni edhe më shumë baktere nga duart.

Rrjedhje të sekrecioneve (sklepa)

Infeksionet në sy shkaktojnë dalje të sekrecioneve. Konjuktivët viralë shkaktojnë zakonisht rrjedhje të lotëve, ndërsa ato bakterialë prodhojnë sekrecione (sklepa) në ngjyrë të verdhë. Lotimi i syrit ka funksion mbrojtës, pasi largon bakteret e dëmshme nga sytë. Në mëngjes i kemi sytë shpesh me sklepa pasi ata kanë qenë të mbyllur gjatë gjithë natës dhe sekrecionet janë tharë.

 Ënjtje të nyjeve limfatike

Nyjet limfatike veprojnë si filtrues në trup, duke qenë se grumbullojnë dhe shkatërrojnë viruset dhe bakteret. Infeksioni i syrit shkakton shpesh ënjtje në njërin ose të dyja nyjet limfatike prapa veshëve, ajo që është më afër syrit. Kjo është një shenjë se trupi po mundohet të luftojë çdo infeksion të shkaktuar tek konjuktivët.

Ndjesi të trupit të huaj në sy

Konjuktivi (infeksioni i syve) të jep ndjesinë sikur ka hyrë një trup i huaj në sy (qime për shembull) dhe shkakton kruajtje të syrit.

Lotim i tepërt i syrit

Lotët kanë funksion mbrojtës, i mbajnë sytë të lubrifikuar dhe ndihmojnë për nxjerrjen jashtë të baktereve. Kur në sy gjendet një trup i huaj ose infeksion, ai loton më shumë për të nxjerrë jashtë trupin e huaj ose bakteret që kanë shkaktuar infeksionin.

Ndjeshmëri të lartë ndaj dritës

Ndjeshmëria ndaj dritës mund të ndodhë me disa forma të konjunktivit, por nëse përsëritet shpesh, ose përjetoni dhimbje ose ndryshime në shikim, mund të jetë një shenjë e infeksionit në sy. Është e rëndësishme të kontrolloheni tek mjeku për t’u siguruar që nuk keni ndonjë problem serioz që mund të prekë shikimin.

Ënjtje të qepallave

Inflamacioni në sy, alergjia, gjëndrat e bllokuara mund të shkaktojnë ënjtje të qepallave. E bardha e syrit mund të ënjtjet gjithashtu nëse syri është prekur nga infeksioni.

Burimi: Self.com / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin