Nëna 47-vjeçare: Ja si e fitova betejën me kancerin

Ishte vetëm 45 vjeç kur u diagnostikua me kancer gjiri nga mjekët, por sot pas dy vitesh, Mbaresa Mezini, nënë e dy fëmijëve nga Lushnja, tregon momentin kur e mori vesh dhe peripecitë për ta luftuar atë.mbaresa-mezini

“Më doli kancer femër dhe u bëra shumë merak, sidomos për fëmijët. Pasi u operova bëra 6 kimio, 25 rreze dhe rrjedhimisht zhduket”, tregon Mezini.

Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit dhe në shërbimin onkologjik në QSUT ofrohet mamografi falas.

“Bëhen rreth 30 mamografi në ditë, të gjitha gratë e interesuara për këtë, apo edhe për një eko duhet të caktojnë një orar tek shërbimi onkologjik. E rëndësishme është që kjo të mos kryhet në një muaj, por gjatë gjithë vitit pasi duhet të kthehet në një kulturë të kontrollit shëndetësor”, deklaron Ogerta Manastirliu, drejtoreshë e QSUT-së.

Mbaresa Mezini ndihet me fat dhe ka edhe një thirrje për të gjitha femrat. “Mjekët më kanë thënë që e kam fituar luftën me kancerin. Me ndihmën e Zotit çdo gjë është e pastër në trupin tim. U them grave që ta kapin në kohë dhe të bëjnë kontrolle. Çdo 6 muaj është më e mira për një femër”, thotë ajo.

Burimi: Top Channel / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO