Studentet çojnë shoqen e sëmurë në QSUT, doktori: S’jam për këtë punë (Video)

qsut

Një skandal është denoncuar në portalin “Jeta osh qef”. Mjeku i QSUT injoron vajzën e sëmurë, të cilën e kanë sjellë në urgjencën e spitalit dy mikesha të saj. Ai pranon se është mjek roje dhe gjithçka e përcakton ai për pacienten e sëmurë, por kur vajzat i kërkojnë të thërrasë infermieren që t’i vënë serumin, doktori shprehet: “Nuk jam për këtë punë”.

Vajza është zbehur në fytyrë, i ka ikur ngjyra dhe nuk lëshon asnjë fjalë, ndërsa mjeku në vend që t’i vijë në ndihmë, gjen kohën për të debatuar me të rejat.

Videoja është dërguar në redaksinë e “Jeta osh Qef” nga një lexues i portalit, i cili rrëfen sorrollatjet që u kanë bërë vajzave në urgjencën e spitalit vetëm për vënien e një serumi. Sipas tij, emri i mjekut është Daniel.

“Vajzat ishin studente mjekësie dhe të sëmurën e kishin të afërt. Rreth 1 orë janë sorrollatur nëpër ambientet e QSUT. Ishte mjek roje dhe vajzat e kanë thirr rreth 4 herë se çfarë serumi të vendosnin, por nuk jepte asnjë lloj përgjigje. E njëjta gjë më ka ndodhur dhe me mamin tim para 1 muaji dhe i njëjti doktor”, rrëfen denoncuesi.

Postime të ngjashme

Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin