Tjetër fitore në luftën kundër kancerit! FDA aprovon ilaçin për trajtimin e kancerit të mushkërisë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një tjetër fitore në avancimin e trajtimeve me imunoterapi për kancerin këtë javë. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka aprovuar përdorimin e ilaçit të imunoterapisë, i quajtur Keytruda, i cili stimulon sistemin imunitar të trupit, si trajtim i parë për pacientët me kancer në mushkëri.kancer

Me fjalë të tjera, ilaçi mund të jetë trajtimi i parë fare tek pacienti që vuan nga kjo sëmundje, madje para edhe kimioterapisë. Keytruda është ilaçi i vetëm i imunoterapisë i aprovuar për trajtimin e parë tek këta pacientë.

Pra, duket se kujdesi për kancerin në të ardhmen do të jetë vetë sistemi ynë imunitar. Por si e realizon ai këtë, dhe cilët janë pro dhe kundër tij?

“Sigurisht që do të jetë një mënyrë e pavarur e trajtimit të kancerit”, thotë dr. Philip Greenberg, kreu i imunologjisë në një qendër të studimit dhe trajtimit të kancerit në Siatëll.

“Ne gjithmonë flasim për tri shtyllat e terapisë së kancerit, terapia e rrezatimit, kimioterapia dhe ndërhyrja kirurgjikale, dhe mesa duket do të kemi dhe një shtyllë të katërt, e cila është imunoterapia. Ka raste kur ai mund të përdoret i vetëm, dhe ka raste ku mund të ndërthuret me terapitë e tjera”, thotë Greenberg. Ndoshta kjo lloj terapie mund të jetë kryesorja në të ardhmen.

Nga testet e para klinike të kryera në një spital në Sidnei, rezultoi se ky ilaç ishte tri herë më efektiv se kimioterapia, dhe nuk shkakton asnjë efekt anësor.

Ilaçi ‘mrekulli’ kundër kancerit në mushkëri, tri herë më i mirë se kimioterapia

Burimi: CNN/ https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani