Ilaçi ‘mrekulli’ kundër kancerit në mushkëri, tri herë më i mirë se kimioterapia

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një ilaç i ri për kancerin e mushkërisë mund të nxjerrë “jashtë loje” kimioterapinë. Nga testet klinike të kryera në një spital në Sidnei, rezultoi se ky ilaç ishte tri herë më efektiv se kimioterapia, dhe nuk shkakton asnjë efekt anësor.ilac

Mjekët tek Spitali Westmead në Sidnei thonë se ilaçi keytruda ‘shkriu’ qelizat kancerogjene dhe zvogëloi tumoret tek pacientët që ishin në fazat e fundit të sëmundjes.

“Tani kemi një ilaç që i ka shtuar shpresat për trajtimin e kancerit të mushkërisë në atë ardhmen”, deklaroi profesoresha e asociuar e onkologjisë, Rina Hui, për ABC.

Ky ilaç, i testuar tek pacientë në 16 shtete të ndryshme, ndaloi përhapjen e kancerit tek thuajse gjysma e pacientëve pas një viti, duke u bërë tri herë më efektivë se kimioterapia.

Kanceri tek pacientët e përfshirë në studim kishte filluar të përhapej jashtë mushkërive.

Profesoresha Hiu tregon se pacientët në fazën e katërt të kancerit që morën ilaçin “Keytruda” kishin 70% më shumë shanse për të mbijetuar 12 muajt e ardhshëm, pa pasur nevojë për kimioterapi.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

 

 

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare