A ndikon kalciumi në gurët në veshka?

Doja të pyesja mjekun, sa i vërtetë është fakti që ushqimet me kalcium ndikojnë në shfaqjen e gurëve në veshka?

Përgjigjet për shendeti.com.al mjeku nefrolog Alketa Koroshi

gure nen veshkaJo. Më përpara ekzistonte idea që ushqimet me kalcium shtojnë sasinë e gurëve në veshka. Në të vërtetë studimet e viteve të fundit kanë treguar të kundërtën: ushqimet që janë të pasura me kalcium, kanë më pak shanse që të bëjnë gurë në veshka. Duket pak paradoksale, por kjo ka lidhje me problemin e oksalateve. Domethënë, ushqimet që janë të pasura me oksalate e favorizojnë formimin e gurëve në veshka. Kur merr ushqime me shumë oksalate dhe me pak kalcium, oksalatet përthithen shumë në zorrë dhe kalojnë me anë të gjakut në urinë dhe formojnë gurët nga oksalatet.

Gurët e oksalateve janë 80-90% e gurëve në veshka. Një i sëmurë që merr oksalate, por edhe ushqime me kalcium, kalciumi dhe oksalatet në zorrë lidhen bashkë dhe nuk i lë kalciumi që oksalatet të përthithen në zorrë. Dhe dalin me feçet jashtë. Në këtë rast, nuk përthithen oksalatet, nuk shtohen gurët në veshka.

Prandaj nuk këshillohet marrja e ushqimeve me pak kalcium. Bën përjashtim këtu vetëm kalciumi që merret në formë tabletash, të cilat merren jashtë momentit të ushqimit. Në këtë rast kalciumi mund të ndikojë në shtimin e gurëve në veshka.

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës