Çfarë e shkakton ekzemën e duarve?

Kam probleme me ekzemën e duarve. Tani që koha po ftohet, do të doja të dija se cilat janë gjërat që duhet të shmang në mënyrë që të mos më krijohet sërisht, pasi është e padurueshme…

Përgjigjet për shendeti.com.al mjekja dermatologe Blerta Gjoni
Lagështia konstante e duarve plus kontakti i shpeshtë me sapunin, detergjentët dhe ngacmues të tjerë duargjatë kohës së kujdesjes së foshnjave, mund të ngacmojnë duart. Nëse një pacient ka tendencë të zhvillimit të ekzemës, mundësitë janë më të mëdha që ajo të paraqitet në duar si fazë fillestare e sëmundjes para se të përhapet edhe në zona të tjera të trupit. Kohë pas kohe, ekzemën në duar mund ta shkaktojë një alergji e vërtetë që personi mund të ketë ndaj kimikateve të ndryshme që përdor. Por pjesa dërmuese e dermatitisit që shfaqet te duart, nuk ka të bëjë vetëm me alergjinë. Faktorët stresant e përkeqësojnë gjendjen e ekzemës. Kruarja ose pruriti  i lëkurës mund të shkaktojë çarjen e lëkurës dhe ekzema mund të bëhet komplikohet me infeksion sekondar. Ekzema në duar mund të përkeqësohet gjatë dimrit meqë koha e ftohtë shkakton lagështi të ulët që ndikon në tharjen e lëkurës. Kontakti me prodhime që e thajnë lëkurën, siç konsiderohen solventët, duke përfshirë turpentinën, karosinën, benzina, prodhimet për mirëmbajtje shtëpiake, materialet për mirëmbajtjen  e luleve dhe përgatitjet ushqimore, vetëm sa e rrisin problemin e ekzemës.

Postime të ngjashme

Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën