Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Aktori Michael Douglas ka zbuluar një lajm të hidhur në lidhje me mikun e tij Val Kilmer. Sipas tij, aktori vuan nga kanceri, edhe pse ai e ka mohuar gjithmonë.
Aktori 72-vjeçar ka zbuluar se ylli i “Batman Forever” po vuan me të njëjtën sëmundje që ai ishte diagnostikuar 6 vite më parë.
“Val është një njeri i mrekullueshëm që po përballet ekzaktësisht me atë që unë kisha dhe gjërat nuk duken dhe aq mirë për të. Prandaj nuk keni dëgjuar shumë për të së fundmi”, u shpreh Michael gjatë një interviste.
56-vjeçari Val Kilmer qe shtruar në janar të vitit 2015 për gjakderdhje nga fyti dhe në atë kohë e pati mohuar se kishte kancer.
Në korrik të vitit të kaluar ai shkroi në faqen e tij në Facebook: “Jam shumë mirë njerëz. Faleminderit për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Duhet të përmend se nuk kam kancer apo tumor”.
Katër muaj më vonë, Val mohoi përsëri se ishte i sëmurë, por më vonë u pa me një tub trakeotomi në qafë.
Burimi: The Sun / https://shendeti.com.al/


