Rreziku më i madh që vjen nga mungesa e gjumit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Mungesa e gjumit sjell shumë efekte negative në shëndet, si obezitet, hipertension apo diabet. Por, rreziku më i madh i saj është zhvillimi i kancerit. Thuhet se mungesa e gjumit rrit rrezikun për zhvillim të kancerit të gjirit me 69% tek femrat.gjume

Kjo ndodh sepse melatonina, një hormon që e prodhon truri gjatë gjumit për të rregulluar orën e brendshme të trupit, luan një rol kyç në parandalimin e kancerit të gjirit duke penguar prodhimin e estrogjenit.

Një studim tjetër, i kryer në vitin 2011 në SHBA, ka zbuluar gjithashtu se fjetja më pak se 6 orë rrit rrezikun për zhvillim të kancerit në zorrë.

Dr. Li Li thotë se njerëzit që flenë më pak se 6 orë në natë janë 50% më shumë të rrezikuar të preken nga adenoma kolorektale.

Adenomat është një lloj tumori beninj, i cili, nëse lihet pa trajtuar, mund të bëhet malinj (vdekjeprurës).

“Në dijeninë tonë, ky është studimi i parë që tregon se ka një lidhje të konsiderueshme mes kohëzgjatjes së gjumit dhe adenomave kolorektale”, deklaon dr. Li.

“Fjetja jo mjaftueshëm mund të shikohet tani si një faktor i ri rreziku për zhvillimin e kancerit të zorrës”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës