Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Inflamacioni, fryrja e barkut, gazrat e stomakut etj janë disa nga kushtet më të zakonshme që ju ndodhin të gjithë njerëzve, pavarësisht moshës.
Ja disa nga ushqimet më të mira që parandalojnë këto kushte shëndetësore:
Ananasi: përmban një enzimë e cila quhet bromelain, e cila ndihmon në tretjen e ushqimit dhe lufton koagulimin e gjakut. Bromelaina ndihmon në rregullimin e përgjigjeve imune gjithashtu.
Panxhari: është i pasur me antioksidantë që ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara nga inflamacioni. Panxhari ka veti të fuqishme anti-inflamatore.
Peshku: është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme, të cilat janë të njohura për luftimin e inflamacionit. Hulumtimet kanë treguar se acidet yndyrore omega-3 luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kronike.
Perimet me gjethe jeshile: janë të pasura me vitamina dhe minerale, ato luftojnë inflamacionin, luftojnë fryrjen e stomakut dhe lehtësojnë gazrat. Konsumoni perime me gjethe jeshile në çdo vakt.
Shafrani i Indisë: mund të konsiderohet si një nga erëzat më të fuqishme anti-inflamatore.
Çaji jeshil: ka veti anti-inflamatore për shkak të numrit të lartë të antioksidantëve që përmban. Çaji jeshil lehtëson tretjen dhe pastron trupin nga mbeturinat dhe toksinat.
Burimi: David Ëolfe


